KOMPANI ME PERGJEGJSI TË KUFIZUAR (LLC)


Në tetor të vitit 1992 shteti amerikan Delavere,përndryshe e njohtun si qendër korporacioni , solli aktin e formimit të subjektit të ri juridik: Kompania me përgjegjsi të kufizuar (LLC). Me rrënjët në ligjin Evropian sikurse është GmbH, ky subject juridik së shpejti bëhet i popullarizuar për shkak të lehtësimeve tatimore të cilat i ofron.

Duke shfrytzuar kompaninë e Delaveres (LLC), shumë të huaj të cilët nuk kanë vendbanim në SHBA, mund t’i shmangen taksës federale amerikane për kompanitë e veta.

Këtë informator e pregaditi Euro Commerce LLC, me ndihmën e tre avokatëve nga Delavere të specializuar për drejt ën korporative(afariste) .

Euro Commerce LLC është njëra ndër firmat për shërbime korporative e cila është e specializuar për themelimin e korporatave delaverase , kompanive me përgjegjsi të kufizuar (LLC), partneriteteve të kufizuar (Limited Partnership) dhe Trusteve të biznesit ( Business Trust). Si shërbime shtesë, Euro Commerce LLC, ofron dhe servise tjera, sikurse janë ndihma në hapjen e xhirollogarive bankare, offshore konsalting, si dhe ndihmë gjatë mirëmbajtjes së kompanive delaverase

PSE DELAVER?

Tradita
Delaver që moti qmohet si shteti më atraktiv për organizimin e entitetit të biznesit.Ligjet korporative dhe ato trust në Delavere janë të njoftuna për fleksibilitet në lidhjen e kontratave Poashtu,gjyqet në Delavere të cilët e interpretojnë këto ligje janë ndër më të shquarit në shtet dhe në botë. Kjo traditë në ekspeditivet tërhjek shumë njerëz afaristë nga gjithë bota të formojnë ndërmarjet e tyre mu në Delavere. Më shumë se gjysma e kompanive nga Fortune 500 dhe NYSE (New York Stock Exchange) kanë selitë e veta në Delavere .

Fleksibiliteti kontraktues i pashoq
Qasja themelore e statutit të delaveres është t’i lejoj palëve të definojnë marëdhanjet e tyre afariste në formë të shkruar e cila regullon operacionet dhe menagjmentin e subjektit juridik (LLC mar ëveshja ), dhe të siguroj normat vetëm për ato gjëra për të cilat palët nuk janë pajtuar. Fleksibiliteti kontraktues të cilën e ofron ligji(regullorja) e Delaveres nuk mund të krahasohet me asnjë statut tjetër të LLC.

Përgjegjsi e kufizuar për pronarë dhe menaxherë
Derisa ligji(regullorja) e Delaveres lejon që me LLC t ë Delaveres të administrojnë antarët e tyre , ajo nuk kërkon që antarët e tyre t ë jenë edhe menaxherë . E, q’është më me rëndësi, kjo regullore mundëson që asnjë antar apo menaxher t ë mos jetë personalisht përgjegjës për qfarëdo borxhi apo obligim të LLC delaverase vetëm për shkak se personi është antar apo menaxher.

Favorshmëria tek tatimimi i partneritetit
LLC e Delaveres mund të ofroj përparsitë e njejta gjatë tatimit sikurse edhe partneriteti I kufizuar,gjithashtu ajo mund t ë ofroj më tepër fleksibilitet gjatë tatimit në sferën e distribuimit dhe mund të shfrytzohet si mjet i vlefshëm në planifikimin e pronës(patundshmëris)dhe transferit të pasurisë.

LLC MUND TE MOS JETE ZGJIDHJE E DUHUR PER QDONJERIN
Afaristët të cilët nuk duan të përballen me shpenzimet e formimit të struktuës afariste fleksibile,duhet të përcaktohen për një strukture më të standardizuar të shoqatës aksionare.